VMRO dhe LSDM përplasen për ekonominë

09.12.2018 16:53

Maqedonia po jeton ditë të zeza dhe po përjeton shkatërim në të gjitha fushat e jetës....

Maqedonia po jeton ditë të zeza  dhe  po përjeton shkatërim në të gjitha fushat e jetës vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. 

ARSOV: QYTETARËT PO VARFËROHEN

Parametra të tilla opozita maqedonase rradhit rrënjen ekonomike, rritjen e varfërisë dhe pasigurin që e  jetojnë qytetarët për shkak të ngulfatjes së sistemit gjyqësor, ku sipas tyre  kemi shumë raste të pazbadhura vrasjesh dhe vepra të tjera kriminele që nuk dalin para drejtësisë.

Andaj për këtë arsye ftojnë qytetarët masovikisht të dalin në protest në qytetin e Koçanit për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisjes së zymtë të kryeminsitrti Zaev, thotë zëdhënësi i VMRO-DMNE –së, Dimçe Arsovski.

Për ata edhe sistemi gjyqësor është i ngulfatur nga politika.

“Në vend të pagës së premtuar prej 500 euroveëqytetarët fituan ngritje të çmimit të bukës dhe derivateve. Në vend të autostradës prej 600 km, qytetarët fituan realizim të investimve kapitale prej 30% katastrofale deri më tani dhe më të paktat në histori. Qytetarët e dinë se këtë të zezë e ka bërë pikërisht qeveria e udhëhequr nga kryeminsitri  i vetëm i aboluar Zoran Zaev dhe pushteti i tij, që paraqet plagë kancerogjene për shoqërinë tonë” – u shpreh zëdhënësi i VMRO–DPMNE-së, Dime Arsov.

KOSTADINOV: KEMI RRITJE EKONOMIKE DHE STABILITET

Por nga LSDM thonë të kundërtën. Sipas tyre, që kur ata janë në pushtet, kemi rrritje ekonomike, stabilitet finansiar.

“Rritja e ekonomisë,  rritja e BPV për 3% në tremujorin e tretë  flet për stabilitet ekonomik. Në periudhën prej dy vitesh paga mesatare ka shënuar rritje pre 2000 denarësh, paralel me të edhe rritje të pensioneve, dhe ndihmave sociale. Kemi siguruar edhe drejtësi sociale për finansim të qytetarëve më të prekur  nga varfëria” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostandin Kostandinov.

Me këto të hyra buxhetore të planifikuara, nga LSDM thonë se do të vazhdohet me stabilitet ekonomik dhe finansiar edhe në vititn 2019. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)