Maqedoni
Parashikimi i motit
10.12.2018 09:05
Sot do të mbaj mot me vranësira dhe me reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore....

Do të fryjë erë mesatare veriore e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet.
Temperaturat në mëngjes do të lëvizin nga intervali 2 deri në 7 gradë celsius, ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë deri 8 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut ku temperatura do të arrij deri në 7 gradë Celsius. Pasdite pritet zvogëlim i vranësirave dhe erë mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
