MPB: të arrestuarit në Gërçec, akuzohen për tregti me drogë
Dy personat e arrestuar dje në Gërçec, në kuadër të aksionit policor “Rrjeti”, kanë qenë të kërkuar me urdhër-arrest për dy raste, me tregti të palejuar me drogë nga maji i këtij viti, kur janë sekuestruar 10 kilogram marihuanë.......

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, shpjegoi se personi i tretë për të cilin është shpallur urdhër-arrest për këto raste, dje nuk është arrestuar dhe se për të Policia do të vazhdojë të gjurmojë. MPB, dje e arrestoi 50-vjeçarin A.P. dhe E.B.(39).
Dy personat janë arrestuar në kuadër të aksionit “Rrjeti”, i orientuar kundër dilerëve në rrugë dhe shkatërrim të kanaleve ndërkombëtare për tregti të palejuar me drogë.
Në kuadër të aksionit “Rrjeti”, Policia ka arrestuar rreth njëqind persona, ndërsa janë konfiskuar rreth gjysmë ton narkotik të ndryshëm.
