Maqedoni
Bashkëpunimi ndërparlamentar, kryeparlamentari i Shqipërisë qëndron në Shkup
10.12.2018 11:18
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup....

Ai tashmë ka zhvilluar takimin kokë më kokë me homologun e tij, Talat Xhaferin, dhe është takuar edhe me anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Shqipërisë. Ruçi gjithashtu në mesditë do të flasë edhe para deputetëve në seancë plenare.
