Maqedoni
Rasti “Monstra”, alarmi për zjarr shtyn gjykimin
10.12.2018 11:37
Në Gjykatën Penale duhej të mbahej seanca e radhës për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, më 12 prill 2012....

Por, alarmi në Gjykatën Penale ka anuluar seancat e sotme gjyqësore, përfshi edhe atë për zhvillimet e “27 prillit” dhe rastit “Monstra”. Në pamundësi për të ndalur alarmin, është ndërpre rryma në ndërtesën e Gjykatës. Të punësuarit, të akuzuarit dhe avokatët e tyre, si dhe ekipet e gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore, gjenden para godinës së gjykatës.
Tani për tani nuk ka informatë për arsyen e alarmit. Në hyrjen e Gjykatës Penale janë ngjitur njoftime se për shkaqe teknike, të gjitha proceset gjyqësore anulohen për pas orës 11:00. Në seancë pritej të merreshin në pyetje mjekë nga Mjekësia ligjore dhe ekspertë të balistikës. Familjarët e djemve dhe peshkatarit të vrarë paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, pasi është shumë e dhimbshme për ta dhe nuk do të mund t’i ndjekin dëshmitë.
