Maqedoni

Eugjen Cami, kryes detyre kryetar i komunës së Dibrës

10.12.2018 16:24

Këshilli Komunal i Dibrës në seancën e radhës sot për ushtrues detyre kryetar i komunës, zgjodhi me shumicë votash Eugjen Camin...

Këshilli Komunal i Dibrës në seancën e radhës sot për ushtrues detyre kryetar i komunës, zgjodhi me shumicë votash Eugjen Camin, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i Këshillit Komunal të Dibrës nga Partia e Aleancës Demokratike.
 
Prej 15 këshilltarëve sa përbën Këshilli Komunal, për Eugjen Camin votuan 8 këshilltarë dhe atë këshilltarët e Aleancës, Besës, VMRO-DPMNE-së dhe një këshilltar i LSDM-së.
 
Eugjeni në këtë funksion ushtrues detyre do të jetë deri sa në afat 6 mujor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale të cilat do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e ardhshme presidenciale. 
 
Eugjen Cami është 78 vjeçar dhe ka të kryer normalen pedagogjike.