Seancë gjyqësore për “27 prillin”, dëshmon truproja e Çavkovit, Dimitrievski
Më 27 prill ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov...

Më 27 prill ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, rreth orës 12 të natës, ka shkuar në selinë e VMRO-DPMNË-së për të takuar ish ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Informatën e publikoi ish truproja e tij, Nikolla Dimitrievski, i propozuar nga vetë Çavkovi si dëshmitar. Njëri prej tre truprojave që i ka pasur Çavkovi gjatë funksionit të tij, thotë se ai atë ditë pune e ka pasur shumë të ngarkuar dhe të zakonshme.
“Më 27 prill e kemi marrë Çavkovin nga shtëpia. Ishte ora 09:30, sa e mbaj mend. Ne ende ishim në MPB. Pastaj e dërguam drejtorin në dentist, e më pas në City Mall dhe pastaj në Skara Bar. Pas kësaj e dërguam drejtorin në zyrën e tij tek Teknometali dhe aty qëndruam afro dy orë. Më vonë, rreth orës 23, shkruam në MPB, kur Çavkovi na tha ta dërgojmë tek shtabi i VMRO-së, pasi duhej të takohet me Nikolla Todorovin, dhe shkuam diku rreth orës 12 të natës”,- tha dëshmitari, Nikolla Dimitrievski.
Sigurimi i Çavkovit tha se zyrën Çavkovi e kishte marrë pas ardhjes së ministrit të brendshëm, Oliver Spasovskit, si ministër teknik, pasi tashmë ai nuk kishte zyrë në MPB dhe të gjithë punët i kryente nga ajo zyrë. Sigurimi tha se kishte dëgjuar pa dashje disa biseda të shefit të tij në telefon, kishte folur me Mitko Peshovin dhe disa komandantë policie të cilëve u jepte urdhra me ton të lartë, sigurisht për aksion në Parlament, por nuk mund të tregonte me qartësi se çfarë është folur.
“Rreth orës 18, Çavkovi ishte në zyrë dhe unë isha pranë tij. I dërgova ca dokumente. Deri në orën 19 ishte gjithçka qetë, por diku pas orës 19 ai sikur grindej dhe bërtiste në telefon, duke dhënë urdhra. Meqë dera nuk është e blinduar, dëgjohej kur fliste me zë të lartë. I jepte komanda eprorit të policisë, Mitko Peshovit, por edhe Sasho Mitevskit”,- tha dëshmitari Dimitrievski.
I akuzuari, Aleksandr Vasilevski - Ninxha, e pyeti dëshmitarin e Mitko Çavkovit, Nikolla Dimitrievskin, se a është i sigurt se Mitko Çavkov nuk ka qenë në VMRO para orës 18:00 dhe e pyeti se a e di se parkingu nëntokësor i VMRO-së lidhet me atë të Teknometal Vardar, ku e kishte zyrën Çavkovi, por ai thoshte me bindje se nuk e ka idenë për një lidhje të tillë dhe insistonte se shefi tij ka shkuar në VMRO krejtësisht pas ngjarjeve, e jo më parë.
Nesër pritet që dëshmi të japë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, në favor të ish shefit të sigurimit të tij, Goran Gjoshevskit. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
