40 specializantë të stomatologjisë, prej në shtator nuk kanë marrë paga

10.12.2018 18:06

40 specializantë të stomatologjisë ende nuk i kanë marrë pagat e premtuara që nga shtatori....

40 specializantë të stomatologjisë ende nuk i kanë marrë pagat e premtuara që nga shtatori, edhe pse rregullisht i përmbushin detyrat e tyre në Qendrën Klinike të Stomatologjisë.

Ata kërkojnë nga Ministria e   Shëndetësisë dhe Ministria e Financave që të miratojnë fondet. Specialistët thonë se ata paguajnë në mënyrë private shkollimin e tyre.

“Dëshirojmë të përkujtojmë deklaratën e ministrit të shëndetësisë, i cili thotë se paratë e shtatorit merren në tetor, por sot është 10 dhjetor, ndërsa ne ende nuk kemi parë apo nënshkruar marrëveshje për këtë.  Ne tërë kohën po sillemi nga Ministri e Shëndetësisë te ajo e Financave, apo Fondi Shëndetësor dhe tërë kohën po e hedhin topin nga njëri te tjetri. Edhe pse u obliguam të vijmë çdo ditë duke na dhënë kartela, asgjë nuk fituam”,- tha specializanti, Milan Naçevski.

Naçevski potencoi se ata punojnë në dy ndërrime, ndërsa një koleg i tyre e ka ndërprerë punën për shkak të mosmarrjes së pagave. Ai po ashtu theksoi se specializantët janë të detyruar të paguajnë 3 mijë deri në 5 mijë denarë për specializim.  (Vlora Latifi Topojani, TVM2)