EBOLA

Për të vënë në kontroll “Ebolën”, duhen 6 muaj

15.08.2014 17:31

Mjekët “Pa kufij”, vlerësojnë se do të duhen gjashtë muaj për ta vënë nën kontroll shpërthimin e “Ebolas” në Afrikën Perëndimore........

Joanne Liu nga “Mjekët pa kufij”, u tha gazetarëve në Gjenevë se epidemia “është duke u përkeqësuar më shpejtë dhe duke lëvizur më shpejtë” seç mund të përballojnë ekspertët e shëndetësisë. “Është sikur kohë lufte”, thotë ajo.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka nevojë për shtretër në qendrat e reja të hapura për trajtimin e “Ebolas” në Afrikën Perëndimore.

Sipas OBSH-së, shpërthimi që nisi në Guine dhe tani është përhapur në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri, ka vrarë më shumë se 1050 veta dhe ka infektuar rreth 2,000. Epidemia aktuale është më e rënda me virusin “Ebola” që prej 4 dekadash.