Macron paralajmëron masa të reja ekonomike
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është drejtuar mbrëmë kombit...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është drejtuar mbrëmë kombit pas protestave të jelek-verdhëve, ku ka paralajmëruar se masat e reja ekonomike do të duhej të ndihmonin punëtorët.
Macron ndër tjerash ka paralajmëruar se nga vitit i ardhshëm do të rritet paga minimale, kurse të gjithë ata punëtorë që kanë pagën minimale, do ta marrin me rritje prej 100 eurosh.
Duke komentuar protestat, Macron ka thënë se në asnjë mënyrë nuk arsyeton veprimet e dhunshme ndaj forcave të rendit dhe demolimin e objekteve, por ka shtuar se mllefi i një pjese të protestuesve “është i thellë”.
Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t’i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit. Fjalimi i presidentit francez u ndoq të hënën në mbrëmje nga mbi 21 milionë teleshikues në TF1, France 2 dhe M6.
