Maqedoni
OEM në bashkëpunim me USAID-in, me projekt për përmirësimin e turizmit
11.12.2018 17:00
Oda Ekonomike në bashkëpunim me USAID-in, janë duke përpunuar një projekt të quajtur "Partneriteti për përmirësimin e biznesit rregullativ"...

Ky projekt ka për qëllim licencimin dhe kategorizimin e objekteve hotelerike, rregullimin e konkurrencës së pandershme dhe mbështetjen e shtetit për ta bërë vendin një destinacion tërheqës turistik.
“Turizmi dhe hoteleria janë sektorë shumë të rëndësishëm në vend dhe kanë potencial të madh për rritje. Zhvillimi i tyre mund të forcojë ekonominë, të stimulojë rritjen e rajoneve rurale, të rigjallërojë trashëgiminë natyrore dhe kulturore, të rrisë njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë dhe të tërheqë investimet e huaja si dhe të ardhurat nga turizmi”,- tha profesori i ekonomisë, Zoran Pavlovski.
Ndërkohë, nga OEM thonë se Maqedonia nuk ka strategji turistike, por ka një version përfundimtar të draft strategjisë, i cili ka qenë në fazën përfundimtare për tre vjet, që konkludohet se turizmi në Maqedoni është duke u përballur me disa probleme.
Është theksuar se është e nevojshme të përmirësohet infrastruktura e përgjithshme, dhe të definohen organet e ardhshme përgjegjëse për zhvillimin e turizmit në nivel kombëtar.
Sipas analizave të OEM–së, Maqedoninë më së shumti e vizitojnë turistë nga Turqia, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Holanda.
SEDAT SELIMI
