PAPA FRANÇESKU
Papa kërkon bashkimin e Koreve
15.08.2014 17:44
Papa Françesku i cili ndodhet për vizitë në Korenë e Jugut, ka ftuar koreanët që të luten dhe të punojnë për ribashkimin e gadishullit të ndarë...

Duke folur në një tubim me të rinjtë më 15 gusht në Korenë e Jugut, Papa foli për shpresën që ka për bashkimin e koerancëve në një familje, pa fitues dhe pa të humbur.
“Ju mund ta arrini këtë”, tha ai në tubim.
Vizita në Korenë e Jugut është e para për Papa Françeskun në Azi.
