Botë

Tiranë, vazhdon protesta e studentëve

11.12.2018 18:50

Mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria po protestojnë në ditën e shtatë pa ndërprerë....

Mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria po protestojnë në ditën e shtatë pa ndërprerë, duke këmbëngulur në përmbushje të plotë të kërkesave të tyre. Studentët i kanë vendosur ultimatum Qeverisë së Shqipërisë për plotësim të kërkesave, në të kundërtën ata thonë se “protesta do të përshkallëzohet”.
 
Studentët kanë marshuar në kryeqytetin shqiptar, si dhe në vendet tjera të Shqipërisë, edhe pas thirrjeve të institucioneve për të dialoguar. Studentëve të Universiteteve të Shqipërisë u janë bashkuar edhe disa gjimnazistë të cilët kanë bojkotuar mësimin në simbol solidariteti me studentët. Përmes këtyre protestave, studentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre që lidhen me koston e lartë të studimeve në universitetin publik dhe cilësinë e arsimit.