Botë

May diskuton për BREXIT-in me udhëheqësit e vendeve tjera evropiane

11.12.2018 19:21

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të takojë më 11 dhjetor udhëheqësit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të shpëtuar planin e saj të daljes nga blloku....

May do të takojë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, para se të shkojë në Berlin për bisedime me kancelaren, Angela Merkel. Të hënën, kryeministrja britanike, anuloi votimin në parlament të planit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
 
Ligjvënësit reaguan me zemërim ndaj këtij vendimi, përderisa udhëheqësi i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbyn, tha se “ajo ka humbur kontrollin e ngjarjeve”. Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, tha se 27 vendet tjera të BE-së nuk do të rinegociojnë marrëveshjen me Britaninë, por se udhëheqësit e këtyre vendeve do të ndihmojnë Britaninë në ratifikimin e saj.