Maqedoni
Më 17 dhjetor në Komision, më 15 janar votohen amendamentet kushtetuese
12.12.2018 10:56
Qeveria e Maqedonisë, si propozuese e autorizuar për ndryshime kushtetuese....

Qeveria e Maqedonisë, si propozuese e autorizuar për ndryshime kushtetuese, në afat prej dy ditësh duhet të dorëzojë raport të sublimuar prej diskutimeve publike për sugjerimet kryesore dhe propozimet për përsosjen e projekt-amendamenteve.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë me miratimin e amendamenteve të propozuara pas dëgjimit të debatit publik dhe me vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, ku do të votohet në Kuvend me shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në seancë që është e parashikuar të mbahet më 15 janar.
Debati publik filloi me debatin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e më pas vazhdoi me debatin në AShAM, në Universitetin e FON-it, në Universitetin e Evropes Juglindore në Tetovë, dhe në komunën e Shtipit, ku morën pjesë akademikë dhe ekspertë, përfaqësues të sektorit qytetar, si dhe qytetarë të ndryshëm.
Të hënën, më 17 dhjetor, duhet të mbahet seancë në Komisionin e çështjeve kushtetuese. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, deklaroi se seanca plenare në Kuvend duhet të jetë më herët, më 9 janar, vitin e ardhshëm, ndërsa votimi do të ndodh më 15 janar. Për votimin e fundit në Kuvend janë të nevojshme 80 vota.
