Maqedoni
Cipras dhe Micotakis shkëmbejnë akuza rreth Marrëveshjes së Prespës
12.12.2018 11:16
Në seancën e djeshme plenare në Parlamentin grek çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës....

Në seancën e djeshme plenare në Parlamentin grek çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës kanë qenë pjesë e temave për të cilat kryeministri grek, Aleksis Cipras, dhe lideri i Demokracisë së Re, Krijakos Micotakis, kanë akuzuar njëri-tjetrin. Micotakis ka akuzuar qeverinë aktuale se ka bërë pazar dhe ka “këmbyer çështjen e Shkupit për pensionet” dhe paralelisht ka kërkuar të shpallen zgjedhje që populli grek të vendos për Marrëveshjen e Prespës.
Por, Cipras ka replikuar se është turp dhe nuk pret nga lideri i opozitës të thotë punë të tilla, dhe siç tha, punë të cilat “e kanë nxjerr nga lëkura”.
“A nuk keni turp të thoni punë të këtilla në Parlamentin grek? Sa poshtë do të bini? Ju ftoj të mos votoni që të mos shkurtohen pensionet, nëse mendoni se është produkt i këmbimit për një çështje aq kritike nacionale”,- i është drejtuar Ciprasi, Micotakisit.
