Maqedoni
Komandanti i NATO-s sot qëndron në Shkup
12.12.2018 11:37
Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali amerikan James Foggo sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni....

Në agjendën e tij të takimeve, admiral amerikan do të takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Vasko Gjurcinovski, ndërsa më pas edhe me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në kuadër të këtyre takimeve do të bisedohet për sferën e sigurisë dhe procesin e anëtarësimit të vendit në NATO, pas finalizimit të Marrëveshjes së Prespës.
Ndërkohë edhe Zëvendës Sekretari Shtetëror i Departamentit Shtetëror të Amerikës, John Sullivan, do të qëndroj në Shkup dhe në disa vende tjera evropiane. Ai në 8 ditët e ardhshme do qëndroj në Bratislavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë, Shkup dhe Varshavë. Sullivan në Shkup do të vijë më 18 dhjetor, si funksionar më i lartë i Departamentit Shtetëror që nga vitit 2011 që vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni.
Në Shkup është planifikuar që Sullivan të bisedojë për çështjet rajonale, por sipas njfotimit të Departamentit Shtetëror, edhe që ti inkurajojë autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat e vend dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Gjatë kohës së vizitës së tij në këto destinacione evropiane, zëvendë shefi i Departtamentetit Shtetëror, gjithashtu, do të takohet me personelin e ambasadave amerikane në secilën nga këto vende, si dhe me përfaqësues të bashkësisë biznesore.
