Maqedoni

Gjykata Penale, vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

12.12.2018 11:48

Vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike....

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, dhe 14 persona të tjerë.
 
Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.