Botë
Gjykata Speciale, Haradinaj: Askush nuk ka të drejtë t’i ikë drejtësisë
12.12.2018 12:13
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ditët e fundit ka thirrur për intervistim disa pjesëtarë të UÇK-së.....

Haradinaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë.
“Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë dhe kjo do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë. Siç kemi kaluar shumë vështirësi për të arritur këtu ku jemi, të gjithë duhet ta kuptojnë se si shtet e shoqëri edhe këtë dhembje, pas Tribunalit të Hagës, gjykatave të UNMIK-ut e EULEX-it, do ta kalojmë faqebardhë së bashku, sepse luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën”, shkruan i pari i ekzekutivit.
