Maqedoni

Roli dhe vështirësitë e revizionit në Maqedoni, Iseni: Rikthejmë në funksion profesionin e revizionit

12.12.2018 15:32

Roli dhe vështirësitë që has revizioni në Maqedoni, ishte tema e konferencës së sotme e organizuar për herë nga Këshilli për Avancim dhe Mbikëqyrje të Revizionit....

Në konferencën e sotme, ku u promovua edhe një doracak lidhur me peripecitë me të cilat përballet revizioni, kryetarit i Këshillit për Avancim dhe Mbikëqyrje të revizionit në Republikën e Maqedonisë, Premtim Iseni, theksoi se pas një pauze disavjeçare për shkak të disa ligjeve që kanë qenë të paimplementueshme, profesioni i revizionit sërish pritet të vihet në funksion.
 
“Momentalisht tregu numëron 226 revizorë të autorizuar, prej të cilave 29 janë prej kompani të revizionit dhe 15 janë tregtarë individualë. Këtë vit në muajin dhjetor kemi dhe regjistrimin e  kandidatëve të rinj pas katër viteve stopim. Shpresojmë dhe besojmë se nga viti 2020 kandidatët e regjistruar do të fillojnë të marrin licencat e para”,- tha kryetari i Këshillit për Avancim dhe Mbikëqyrje të Revizionit, Premtim Iseni.
 
Për zhvillimin e sektorit privat por edhe të atij publik, eksperti ekonomik, Fatmir Bytiqi, thotë se është mëse e nevojshme të afirmohet profesioni i revizionit.
 
“Profesioni i revizionit, qoftë si proces, qoftë tek sektori privat, por edhe sektori publik, është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit privat, por sot kishim të bëjmë me një konferencë ku u fol se si mundet të afirmohet dhe të krijohen kornizat ligjore që të përfshihen sa më shumë ndërmarrje me interes publik”,- tha eksperti ekonomik, Fatmir Bytiqi.
 
Edhe folësit tjerë në konferencën shprehën mbështetje për këtë hap të ri nga ana e institucioneve që profesionin e revizionit sërish ta vënë në funksion. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI