Maqedoni
Qendra Klinike “Nëna Terezë” – Shkup, protesta kundër shtrenjtimit të parkimit
12.12.2018 16:07
Vazhdojnë për të dytën ditë me radhë protestat e të punësuarve në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” - Shkup...

Vazhdojnë për të dytën ditë me radhë protestat e të punësuarve në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” - Shkup kundër vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për rritjen e çmimit të kartave mujore për parkim.
Nga Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Klinikës, ashtu siç paralajmëruan, bllokuan traun pagesor për parking.
Kryetari i Sindikatës së Klinikës tha se ndjehet i revoltuar nga vendimi i Qytetit të Shkupit dhe deklaratat e pamatura të kryetarit Shilegov, i cili i quajti ato të “privilegjuar”.
“Zotëri i paprivilegjuar, kryetar i Qytetit të Shkupit, Shilegov, mbrëmë ne na quajti “të privilegjuar” për shkak se kemi kartela për vend-parking për të cilat paguajmë 350 denarë në muaj. Jemi të privilegjuar për shkak se jemi shfrytëzues të 1500 kartelave, ndërsa vetëm për 670 kartela ka vend-parkim, sepse aq është kapaciteti i këtij kampusi. Pyes publikisht nëse numri i kartelave të të punësuarve për parking është më i madh se kapaciteti i parkingut, ku parkohen pacientët dhe të afërmit e tyre kur vijnë në vizitë në spital?”,- u shpreh kryetari i Sindikatës së Klinikës, dr. Goran Begoviç.
“Ky nuk është parking është auto-treg, p.sh. unë si infermiere kur bëj transportin e pacientëve prej klinike në radioskopi, para meje pacienti thithë gazin e automjeteve, kësaj nuk i thuhet parking por vetëm larje parash”,- tha Klinika për Toksikologji (urgjencë), Mirko Inqevski.
“E lusim Qeverinë të dalë me një vendim të mirë menduar dhe të matur. Nuk mund të dalë me kërkesë për rritjen e çmimit për parking pa mos na siguruar vend ku duhet të parkohemi. Nëse nuk dinë se si, le të na pyesin ne dhe ne do të gjejmë zgjidhje”,- tha përfaqësuesja e Sindikatës së Klinikës, Julje Jovanovksa.
Rritja e çmimit të parkingut në klinikat nga 350 denarë në 850 denarë më së shumti do t’i godasë të punësuarit e kategorive të rrezikuara sociale, thonë të punësuarit në qendrën klinike.
Vendimi për rritjen e çmimit të parkingjeve erdhi dy ditë më parë nga Qyteti i Shkupit.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, vlerëson se vendimi bazohet në fakte dhe ato flasin se asnjë institucion në këtë shtet nuk mund të jetë i privilegjuar më tepër se tjetri.
Shilegov madje potencoi se shtrenjtimi i parkimit në Qendrën Klinike do të reduktojë veturat dhe kjo do të parandalojë edhe ndotjen e ajrit.
FARIJE DAUTI BAKIJU
