Maqedoni
Foggo: Maqedonia së shpejti anëtare e 30 e NATO-s; Shekerisnka: më afër se kurrë pranë anëtarësimit në NATO
12.12.2018 17:24
NATO vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Maqedonia drejt integrimit në paktin – veriatlantik...

NATO vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Maqedonia drejt integrimit në paktin – veriatlantik dhe për periudhë të shkurtër do të jetë anëtarja e 30 e aleancës, tha komandanti i forcave të bashkuara në Napoli, admirali, Xhejms Fogo.
Po ashtu zyrtari i NATO-s vlerësoi edhe kontributin që ka dhënë Maqedonia në operacionet e NATO-s.
“NATO vlerëson progresin tuaj të jashtëzakonshëm dhe në një të ardhme të afërt do t’ju urojmë mirëseardhje si anëtare e 30 e NATO-s. Do ta stabilizojë vendin tuaj përkrahja e 29 vendeve të NATO-s. Besoj se NATO do të sigurojë ndihmë gjithmonë kur do të keni nevojë dhe të njëjtën do ta bëjë edhe unë nga komanda ime, nga Shoqata e Forcave të Organizuara në Napoli”,- tha admirali i NATO-s në Napoli, Xhejms Foggo.
Maqedonia me sukses ka përfunduar bisedimet paraqasëse dhe është e gatshme për integrim në NATO, tha ministrja e mbrojtjes, Shekerinska. Njëherit, sipas saj, kjo është edhe dëshirë dhe vendim i qytetarëve, të jetojnë të sigurtë dhe në një ambient ku sundon ligji dhe e drejta, tha Sheqerinska.
“Me mençuri dhe vendime të guximshme vazhdojmë në rrugën e NATO-s, që tani më afër se kur jemi në fund të punës. Më tepër se 25 vite punojmë që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s. Bisedimet paraqasëse treguan se Maqedonia, din, mundet dhe ka vendosur t’i plotësojë qëllimet strategjike”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Maqedonia është e gatshme nga viti i ardhshëm, përveç përkrahjes logjistike, ARM të dërgojë edhe oficerë në operacionet e NATO-s në Napoli, që është përgjegjëse për sigurinë në rajon, tha ministrja e mbrojtjes, Shekerinska.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
