Maqedoni

Qeveria miratoi tekstin final të pr/amendamenteve

12.12.2018 18:31

Qeveria miratoi tekstin përfundimtar të projekt amendamenteve 33,34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së RM-së...

Qeveria miratoi tekstin përfundimtar të projekt amendamenteve 33,34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së RM-së dhe ia ka dorëzuar Kuvendit Republikan. Amendamentet janë pjesë përbërëse e Kushtetutës dhe hyjnë në fuqi me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vënien e partneritetit strategjik mes palëve dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga faqja e parë e marrëveshjes përfundimtare.
 
Amendamenti 33 thotë: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” zëvendësohen me “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa fjala “Maqedoni” zëvendësohet me fjalët “Maqedonia e Veriut”, përveç në nenin 36 të Kushtetutës të RM-së.
 
Me amendamentin 34 bëhen ndryshime në preambulë në amendamenti 4 të Kushtetutës së RM-së dhe thuhet: Në Preambulën e Kushtetutës së RM-së fshihen fjalët “që jetojnë në kufijtë e saj”, vendimet e KAÇKM-së zëvendësohen me fjalët “Vendimet juridike që janë shënuar në Shpalljen e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së deri te populli maqedonas për mbajtjen e mbledhjes së KAÇKM-së” pas fjalës “viti” shtohen fjalët “në të cilat u shpreh vullneti për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit”, ndërkaq fshihen fjalët “ vendosën të”.
 
Me tekstin e amendamentit 35, “Republika e respekton suverenitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”, plotësohet neni 3 i Kushtetutës së RM-së. 
 
Si rezultat i diskutimit publik ka pësuar ndryshimi i projekt amendamentit 36, i cili tani thotë: 
 
- Republika mbron, garanton dhe mëkon veçoritë, trashëgiminë historike dhe kulturore të popullit maqedonas; 
- Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe bashkësive të tjera dhe mëkon dhe avancon lidhjet me atdheun;
- Republika nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme.
 
SHPËTIM NUREDINI