Furnizimet publike, vitin e ardhshëm nis zbatimi i sistemit të ri

12.12.2018 18:55

Sistemi i ri i furnizimeve publike, i cili do të zbatohet nga viti i ardhshëm në bazë të treguesve do të sinjalizojë rrezikun...

Sistemi i ri i furnizimeve publike, i cili do të zbatohet nga viti i ardhshëm në bazë të treguesve do të sinjalizojë rrezikun, kurse procedurat administrative do t’i kryejë Byroja e Furnizimeve Publike. Sistemi që krijon Maqedonia është i sofistikuar dhe mund të zhvillohet. Kjo është deklaruar në prezantimin e sotëm të projektit "Përforcimi i praktikës së furnizimit publik", i zbatuar nga Byroja e Furnizimeve Publike dhe Bankës Botërore. Ky projekt, sipas ministrit të financave, Dragan Tevdovski, do të kontribuojnë në zhvillimin e të gjithë sistemit të furnizimeve publike.

“Po implementohen edhe aktivitete në drejtim të rritjes së konkurrencës, ku ato furnizime të cilat zbatohen me fonde nga donatorë ndërkombëtarë dhe të cilat kanë procedura të veta për furnizime. Edhe pse për këto furnizime nuk zbatohet ligji, furnizuesit do të munden të shfrytëzojnë tërë potencialin e tyre në sistemin elektronik për furnizime publike, me qëllim që informacioni për tenderin të arrijë te të gjithë operatorët ekonomikë të cilat janë të regjistruar në sistem”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.

“Me krijimin apo zhvillimin e treguesve të suksesit për furnizim publik, duke i përfshirë këtu edhe flamujt e kuq, të cilët do të mbështesin ndjekjen e sistemit,  do të alarmojnë gjatë procesit të përpunimit që sjell në rritjen e transparencës”,- u shpreh drejtori i BB-së në Maqedoni, Marko Montovanelli.

Drejtori i Byrosë së Furnizimeve Publike, Bardhyl Nasufi, tha se në sistemin elektronik të furnizimeve publike janë të instaluar edhe shumë funksione të tjera.

“Është instaluar shqyrtim i dokumentacionit për tender, i cili operatorëve ekonomikë u mundëson që të kontrollojnë dokumentacionin për tender para se të regjistrohen në sistem, që të mos ndeshen me shpenzime shtesë përderisa konsiderojnë që nuk u përshtaten kushteve të procedurës. Gjithashtu është lehtësuar edhe regjistrimi i operatorëve të huaj ekonomikë në sistemin elektronik”,- tha drejtori furnizimeve publike, Bardhyl Nasufi.

Projekti filloi të zbatohej në vitin 2016 dhe financohet nga Fondi për Financim për të forcuar llogaridhënien financiare. Financuesi kryesor i projektit është Komisioni Evropian. (Ersan Pajaziti, TVM2)