Taksa 100%, Serbia ka humbur mbi 21 mln euro

13.12.2018 09:47

Mbi 21 milionë euro ka humbur Serbia...

Mbi 21 milionë euro ka humbur Serbia që nga vendosja e taksës prej 100% nga Kosova për produktet që vijnë nga ky shtet.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit deri më 31 dhjetor humbjet do të arrijnë deri në 63 milionë euro.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në hulumtimin me mbi 300 biznese në Serbi është kuptuar se 39 mijë e 600 tonë produkte të dedikuara për Kosovën nuk kanë hyrë nga Serbia.