Përplasen dy trena në Turqi, 7 të vdekur e dhjetëra të plagosur

13.12.2018 10:47

Nga pamjet e publikuara nga mediat turke shihen trenat e shkatërruar dhe lokomotivat e dëmtuara....

Nga pamjet e publikuara nga mediat turke shihen trenat e shkatërruar dhe lokomotivat e dëmtuara. Dy trena janë përplasur në kryeqytetin turk të Ankarasë, duke shkaktuar 7 të vdekur dhe 46 të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm. Nga pamjet e publikuara nga mediat turke shihen trenat e shkatërruar dhe lokomotivat e dëmtuara. Treni i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal.

Sipas policisë, treni po udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konias, në Turqinë perëndimore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe skuadrat e shpëtimit mjekësor.