Hungaria: Azili i Gruevskit në përputhje me rregullat ndërkombëtare

13.12.2018 11:05

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zolltan Kovaç, ka deklaruar se të gjitha procedurat....

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zolltan Kovaç, ka deklaruar se të gjitha procedurat lidhur me azilin e ish-kryeministrit Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret ndërkombëtare.

Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse qeveria hungareze ishte përfshirë në arratisjen e Gruevskit në Hungari, Kovaç është përgjigjur se: Hungaria sado që është përfshirë, ka ndjekur të gjitha rregullat ndërkombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu zëdhënësi hungarez ka theksuar se nuk ka besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni.