Vazhdon gjykimi për rastet “Target - Fortesa” dhe “Tarifa”, anulohet “Titanik 3”
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojnë seancat për rastet e Prokurorisë së Speciale Publike...

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojnë seancat për rastet e Prokurorisë së Speciale Publike, “Target - Fortesa” dhe “Tarifa”, ndërsa anulohet seanca për “Titanik 3”.
Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonikë apo në total 5 827 numra.
Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Në Gjykatën Penale gjithashtu vazhdon gjykimi për rastin “Tarifa”, lëndë e PSP-së, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ShA “ELEM”, Dejan Boshkovski, dhe dy persona tjerë.
Bëhet fjalë për akuzë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, që kushton rreth katër milion euro.
Ndërkohë, seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 3” u anulua për shkak të problemeve shëndetësore të kryetares së këshillit gjyqësor, Olja Ristova, si dhe për shkak se avokati i të akuzuarit, Ismet Guri, dëshiron të tërhiqet nga lënda.
Në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ismet Guri dhe Ejup Alimi për keqpërdorim gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
