Kulturë
Përfaqësuesit e institucioneve kulturore kërkojnë punësime të reja dhe rritje pagash
13.12.2018 15:09
Përfaqësuesit e institucioneve kulturore kërkojnë punësime të reja dhe rritje pagash....

Punëtorët e sektorit të kulturës kërkojnë punësime të reja dhe paga më të larta, pasi, siç thonë ata, pagat në këtë sektor janë minimale. Shpresojnë se kjo do të përmirësohet me koeficientin e propozuar në ligjin e ri.
“Kultura është fundosur. Sa i përket pagave me arsim të lartë, bibliotekisti ka pagën 19 mijë denarë. Kjo nuk është rrogë për një intelektual, ndërsa ndihmës i bibliotekistit ka pagë rreth 14 mijë denarë”,- tha sekretari në bibliotekën, Vasko Todorovski.
Vërejtje ka edhe për ndarjen e të punësuarve në aktorë dhe punëtorë të kulturës që e parasheh ligji.
“Ne kemi probleme me strukturën e këtij ligji sepse tërë kohën përzihen përkufizimet artist, punonjës i kulturës dhe shumë gjëra tjera. Unë mendoj që ky propozim ligj duhet të ndryshohet krejtësisht dhe të thirret një komision tjetër”,- theksoi drejtori i Muzeut të Maqedonisë, Goran Nikollov.
Koordinatori i Ministrisë për propozim ligjin, Zllatko Teodovski, theksoi se do të merren në konsideratë propozimet e parashtruara gjatë debatit publik, por theksoi mosinteresimin e individëve apo institucioneve për të dhënë propozimet e tyre.
“E-maili që ishte hapur për atë qëllim që nga 23 korriku, praktikisht ne nuk kemi asnjë mendim relevant apo propozim nga ndonjë institucion apo individ. Ne dëshirojmë këtë ta shohim si fakt se kemi punuar ligj shumë të mirë, por nuk është ashtu, të gjithë e dimë se nuk është krejtësisht ashtu, ligji ka dobësitë e tij që duhet përpunuar, prandaj vendosëm të mbajmë këtë debat të dytë që ndoshta do t’u nxisë të mendoni në këtë drejtim”,- tha koordinatori i propozim ligjit, Zllatko Teodosievski.
Propozim ligji final do të përpilohet atëherë kur të merren në konsideratë të gjitha sugjerimet e punonjësve dhe ekspertëve të kulturës, theksoi përfaqësuesi i Ministrisë.
REJHANE BUSHI METAJ
