Maqedoni
Tevdovski: Në Bogdanci do të ndërtohen 6 turbina të erës
13.12.2018 18:26
Gjashtë turbina do të ndërtohen si pjesë e fazës së dytë në parkut e erës Bogdanci....

21 milionë euro do të kushtojë ndërtimi, nga të cilat 18 milionë janë kredi nga Banka gjermane KLV. Kredia është për 12 vjet me një periudhë grejs trevjeçare dhe një normë interesi prej 1.15 për qind.
“Projekti ka për qëllim të kontribuojë në klimën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet sigurimit të energjive të rinovueshme, duke ndikuar kështu еdhe në rritjen e ekonomisë. Brenda fazës së dytë të këtij projekti është parashikuar instalimi i gjashtë turbinave në “Parkun e erës” - Bogdanci, me instalimin e një motori prej 13.8 megavat”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
“Faza e dytë hap rrugën për përfundimin e plotë të projektit “Parku i erës në Bogdanci”, i cili është i rëndësishëm për disa arsye, dhe kjo është një shtesë e instaluar prej 13.8 megavat”,- u shpreh drejtori i ELEM-it, Dragan Monoski.
Me përfundimin e këtij projekti, kapaciteti i instaluar i AD ELEM pritet të rritet. Termocentralet me erë do të gjenerojnë 50 megavat orë energji elektrike dhe prodhim vjetor prej 37 gigavat orë energji. Maqedonia ka detyrime për të rritur pjesën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Kjo do të mbrojë mjedisin dhe do të pakësojë përqendrimin e dioksidit të karbonit.
SEDAT SELIMI
