ARM

ARM shpalos armët për qytetarët

16.08.2014 15:10

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit të Shkup, sot u ekspozuan makineritë dhe të gjitha pajisjet luftarake të ARM-s.......

Ekspozita, e cila është pjesë e programit që shënon  Ditën e ARM-së 18 gusht, u vizitua nga  Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe SHSHM-se,  Goranço Koteski.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski tha se ARM-ja ka shenuar progres dhe eshte furnizauar me mjete te ndryshme ushtarake gjate viteve te fundit . Ai njëkosisht, ekspozimin e mjeteve ushtarake e cilesoi si aferësi  të qytetarit me ushtërinë.

“Kur të bejmë krahësimin e ARM-ja   se ku ishten  22 vjet  apo 10 viteve më  parë dhe ku është sot, mund të them se ka arriur përparim të madh në këtë drejtim, me gjith atë detyra jonë është që të vazhdojmë përpara për ta forcuar ARM-në” tha ministri Jolevski

Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-se tha se teknikat-taktike  mund ti vizitojnë të gjith qytetarët e Maqedonisë për tu njohur nga afër me mënyrën e përdorimit nga  antarët e ARM-së.

“Në vazhdën e programit për shënimin e ditës së ARM-së,   sot organizuam ekspozitë për mjetet ushtarake, të cilën qytetarët mund ta vizitojnë nga afer dhe të njoftohen nga ushtarët me mënyrën  e funksionimit të tyre” tha shefi i Shtatmadhorisë, Goranço Kotevski .

Përveç materialit teknik, automjeteve luftarake dhe armëve të ushtrisë, u ekspozuan dhe helikopterë transporti Mi-8/17. (Farije Dauti – BAKIU, TVM2)

Foto:kurir.mk