59 familje me më shumë anëtarë të vrarë në Gazë
Viktimat palestineze nga sulmet izraelite ne Gaza janë rritur në 1961, qindra janë edhe të plagosurit.....

Të paktën 59 familje palestineze kanë më shumë viktima pas 4 javëve nën sulme të ashpra me raketa e avionë. Familja Elbah është njëra prej tyre. Ata kanë humbur 18 anëtarë të familjes, përfshirë fëmijë dhe gra.
“Në këtë vend ata kanë sulmuar pa u lëshuar më parë alarmi. Ata e shkatërruan tërësisht lagjen tonë, 6 shtëpitë tona u rrafshuan me tokën “ thotë Bilal Elbatch.
“Të gjithë anëtarët e familjes sime janë martirë, 3 fëmijë ata na i vranë të gjithë edhe grate”, shprehet Hitham Elbatch
“Na shkatërruan gjithçka asnjë nuk ka mbetur gjallë , ndërtesa u shkatërrua e gjitha nuk mbeti njeri gjallë aty” thotë Abderrahmen Elbatch.
Tre agjenci humanitare kanë dalë me të njejtat të dhëna shokuese. Ka shumë familje që kanë më shumë se 4 anëtarë të vdekur , 212 janë fëmijë nën 18 vjeç, 15 njerëz janë mbi 60 vjec.
Dita me më shumë vdekje ishte 20 korriku ku u vranë 95 anëtarë të dhjetë familjeve. Gjithsesi në shumicën e rasteve, mes civilëve të vdekur ka pasur të fshehur nga jë anëtar të Hamasit.
Kjo ka bërë që Izraeli gjithnjë të justifikohet se nuk po sulmon civilë të pafajshëm por militantët i shfrytëzojnë ato për tu fshehur.
Organizatat humanitare ndërkombëtare po ngrenë fuqishëm pyetjen nëse Izraeli po i përmbahet obligimit për mbrojtjen e civilëve në zonat e luftimeve. (Farije Dauti – BAKIU, TVM2)
