Maqedoni

Gjykimi për “27 prillin”, prokuroria paraqet dëshmi shtesë

14.12.2018 11:34

Gjykimi për ngjarjet e “27 prillit” të vitit të kaluar në Kuvend vazhdon sot në Gjykatën Penale me paraqitjen e dëshmive shtesë të Prokurorisë....

Dje në gjykatë deklaratë ka dhënë Metodija Ilievski, i propozuar nga mbrojtja e Bogdan Ilievski – Betmen. Ai tha se shtatë vjet e ka njohur Bogdanin dhe e ka përshkruar si të edukuar, të kulturuar dhe njeri shumë të ndershëm. Ilevski ka theksuar se me vet-iniciativë ka qenë pjesëmarrës i 50 protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, që e vlerësoi si pozitive lëvizjen në të cilën është folur për veprime të padhunshme për ndryshime të cilat do të jenë më të mira për qytetarët. Më 27 prill ka qenë në protestat para Kuvendit dhe asgjë nuk është treguar se do të jetë ndryshe nga më parë.
 
Në seancë janë paraqitur dëshmi shtesë të shkruara nga mbrojtja e të akuzuarve, Goran Gjoshevski-Levi dhe Abdulfeta Alimi, që duhet t’i dorëzojë MPB-ja. Prokurorja, Ivana Trajçeva, tha se nuk do të kundërshtojë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë me dënim të lartë të paraparë, pas çfarë Gjykata lejoi që dëshmitë të lexohen.