Maqedoni

Gjykata Penale, seanca për rastin “Toplik” dhe “Titanik 3”

14.12.2018 12:07

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e PSP-së “Toplik” dhe “Titanik 3”....

Në rastin “Toplik”, i dyshuari kryesor është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, për shitjen e tokës shtetërore dhe ndërtim të kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishtë. Për rastin në fjalë akuzohen edhe 5 persona tjerë.
 
Gjykimi gjithashtu sot do të duhet të vazhdojë edhe për rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Atyre u ngarkohen akuzat se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të komisionit zgjedhor komunal në Çair, kanë shkatërruar materialin zgjedhor më 2013.