IRAK
Masakër ndaj yazidëve, vriten burrat gratë meren peng
16.08.2014 15:16
Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë së paku 80 burra, kryesisht prej sektit jezidi....

Sulmi ka ndodhur në fshatin Kocho, në krahinën e Ninevehut, ku militantët kanë marrë pjesë të mëdha të territorit.
Halgurd Hekmat, zëdhënës i forcave të sigurisë, ka thënë se gratë dhe fëmijët janë marrë peng.
Hoshyar Zebari, ish ministri i jashtëm i Irakut, dhe lideri i njohur kurd, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se personat e vrarë janë Jezidi, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Zebari e ka përshkruar sulmin si “masakër”.
Forcat kurde, të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane, janë duke luftuar militantët e Shtetit Islamik, duke shpëtuar mijëra të krishterë dhe pjesëtarë të komunitetit jezidi.
