ITShKShM dhe Qendra Memoriale “Nënë Tereza”, bashkëpunim për afirmimin e veprës së Bojaxhiut
ITShKShM dhe Qendra Memoriale “Nënë Tereza” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.....

ITShKShM dhe Qendra Memoriale “Nënë Tereza” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi duke vendosur një gurthemel të rëndësishëm mes këtyre institucioneve për afirmimin e veprës së Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës.
“Ky memorandum është një akt historik i dy institucioneve që pastaj do të reflektojë gjithandej trojeve etnike shqiptare, por edhe në mbarë botën me faktografi. Ne si institucion vitet e fundit me hulumtimet tona kemi nxjerrë në pah dokumente dhe fotografi dhe elemente të tjera të cilat e sendërtojnë gjithë veprimtarinë e Gonxhe Bojaxhiut”,- tha drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.
“Shpresoj të kemi bashkëpunim në të gjitha projektet e përbashkëta sa i përket edhe institutit tuaj edhe institutit tonë”,- tha drejtori i Shtëpisë Memoriale “Nënë Tereza”, Arian Asllanaj.
Drejtuesit e këtyre institucioneve paralajmëruan se më 7 maj të vitit të ardhshëm Qendrën Memoriale “Nënë Tereza” do ta vizitojë Papa i Vatikanit, do të bëhet shënimi i 100 vjetorit të vdekjes së Kolë Bojaxhiut - babait të Nënë Tertezës, dhe po ashtu do të bëhet botimi i vëllimit të dytë “Familjet katolike shqiptare në Shkup”. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
