Maqedoni

Konfederata e sindikatave të lira kërkon rritje të pagave dhe kushte më të mira

14.12.2018 16:48

Konfederata e sindikatave të lira kërkon kushte më të mira për punë, si: rritje të pagave në sektorin publik...

Konfederata e sindikatave të lira kërkon kushte më të mira për punë, si: rritje të pagave në sektorin publik, të paguhet paga e 13, të mos ushtrohet presion në punë dhe mobing, respektimin e ligjeve, dialogëve  dhe marrëveshjeve kolektive. Nga konfederata thonë se kërkesat i kanë parashtruar në qeveri, por deri më tani ende nuk kanë marrë përgjigje. Ata paralajmëruan protesta për ditën e nesërme në Prilep. 
 
“Negociata me qeverinë deri më sot nuk kemi, nuk kemi asnjë marrëveshje dhe as që jemi thirrur nga ana e tyre. Lirshëm mund të them se dialogu social është krejtësisht i vdekur, d.m.th nuk kemi dialog social. Nëse nuk fillojnë negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik  dhe nëse qeveria nuk e tërheq idenë për transferim nga sektori publik në atë privat, ne do të vazhdojmë me protesta”,- tha kryetari KSI-së, Bllagoja Rallpovski.
 
Kryetari i Konfederatës Rallpallovski tha se kemi pasur dy raste për mobing. Njeri nga të dënuarit për mobing është udhëheqës i një sektori dhe ata kanë reaguar deri tek ministri, Damjan Mançevski, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.
 
REJHANE BUSHI METAJ