Ministria e Financave dhe BERZh nënshkruan grand për financimin e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8
Ministria e Financave dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim...

Ministria e Financave dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nënshkruan marrëveshje me një grand prej 68.6 milion euro, për të bashkëfinancuar rreth 34 km infrastrukturë hekurudhore nga Beljakovci deri në Kriva Pallankë.
Faza e dytë e projektit të Korridorit 8 do të jetë pjesë e Rrjetit trans-europian të transportit, e cila do ta lidhë Shqipërinë në perëndim dhe Bullgarinë në lindje.
“Me hyrjen e këtyre fondeve në ndërtimin financiar për pjesën Beljakovcë - Kriva Pallankë, ne kemi më shumë përfitime. Së pari, shpenzimet e interesit të vendit zvogëlohen. Me përfundimin e marrëveshjes së grandit do të lejohet ulja e kredisë së dhënë nga BERZh për fazën e dytë, që është në shumën prej 145 milionë euro. Së dyti, mbetet më shumë hapësirë fiskale, domethënë në drejtimin e menaxhimit të mirë të borxhit publik. Së treti, kur grandi zbatohet, do të jetë një injeksion i rëndësishëm në ekonominë maqedonase”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Projekti për përfundimin e hekurudhës Korridori VIII synon të lidh Detin e Zi me Detin Adriatik. Me themelimin e këtij korridori do të zhvillohet një sistem i transportit që do të kontribuojë në rritjen e tregtisë, përmirësimin e konkurrencës, zhvillimin e ekonomisë dhe komunikimin me vendet evropiane. (Sedat Selimi, TVM2)
