Sulmi ndaj selisë së BFI–së në vitin 2015, Bytiqi: Kërkoj falje ndaj BFI-së, më manipuloi Tahiri
Njëri nga pjesëtarët e grupit i cili më 4 maj 2015 sulmoi objektin dhe selinë kryesore të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Ismet Bytyqi...

Njëri nga pjesëtarët e grupit i cili më 4 maj 2015 sulmoi objektin dhe selinë kryesore të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Ismet Bytyqi, përmes një video të publikuar sot ka kërkuar falje dhe ndjesë nga organet e BFI-së dhe nga kryetari i saj, Haxhi Sylejman efendi Rexhepi, për veprimet e tij, duke pohuar se ka qenë i manipuluar nga ish sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim Tahiri, dhe njerëzve të tij përreth, të cilët, sipas Bytyqit, kanë pasur për qëllim që ta degradojnë jetën fetare islame në Maqedoni, punën e BFI-së dhe kryetarit të saj, Sylejman Rexhepit.
“Në një grup hoxhallarësh, posaçërisht unë, Ismet Bytyqi, në atë datë dhe para asaj date kam qenë i manipuluar dhe i mashtruar nga një njeri i cili ka qenë punëtor i Bashkësisë Islame e që quhet Afrim Tahiri. Duke i përcjellë rrjedhat, u binda se ai njeri dhe qëllimet e tij nuk kanë qenë i drejtë, por qëllimi i atij njeriu ka qenë që për interesa të tij personale t’i manipulojnë hoxhallarët brenda BFI-së dhe jashtë saj”,- theksoi pjesëtari i grupit që sulmuan BFI-në, Ismet Bytyqi.
Bytyqi është bindur se veprimi i tillë ka qenë i gabuar. Ai ka pohuar se brenda këtyre katër viteve më i dëmtuari nga politikat e tyre ka qenë pikërisht kryetari i BFI-së, Sylejman Rexhepi, i cili është sulmuar nga urdhrat e dhënë nga vetë Afrim Tahiri, të cilat i ka hartuar në bashkëpunim me disa portale dhe shkrimtarë të rrejshëm, duke përmendur edhe emrin e Avni Halimit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
