MEDALJA
Holandezi ia kthen medaljen Izraelit
16.08.2014 15:19
Një holandez i nderuar nga Izraeli sepse fshehu në shtëpinë e tij një fëmijë hebree gjatë Luftës së Dytë Botërore ka dorëzuar përsëri medaljen e tij pasi disa nga të afërmit iu vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza.......

Çmimi ishte për jo-hebrenjtë të cilët rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Henk Zanoli, në një letër drejtuar Ambasadës Izraelite në Hagë tha se nuk mund ta mbajë më një nderim të tillë sepse duket sikur i rëndon peshë.
Sipas tij të mbajturit në dorë medaljen e dhënë nga ana e shtetit të Izraelit në këto rrethana, do të ishte një fyerje sepse ai humbi jo pak, por katër breza në një sulm ajror izraelit.
Ambasada Izraelite ka refuzuar të komentojë mbi veprimin e Zanolit.
