“Villa Escudero”, restoranti në këmbët e ujvarës
Ditëve të nxehta të verës njerëzit kërkojnë vende freskimi. Mirë është që në këto ditë, aty ku freskohesh të gjesh edhe ushqim të mirë.......

Ka shumë vende interesante në botë, por një ndër më ekzotikët është restoranti “Villa Escudero” në Filipine. Aty mund të gjeni klimën e butë tropikale të gërshetuar me freskinë e vërtetë të një ujëvare.
E veçanta e këtij restoranti është pikërisht ideja origjinale për ti vendosur tavolinat e bukës në mes të ujit.
Ai rrjedh nga të gjitha anët derisa vizitorë të shumtë hanë duke zhytur këmbët në ujë. Uji rjedh nga të gjitha anët, restoranti është i rethuar nga një kopsht i mrekullueshëm.
Ai ka tërhequr vizitorë nga shumë vende të botës të cilët habiten nga ajo që shohin aty. Një ide mjaft origjinale që filloi si një restorant lokal dhe u kthye në një atraksion të vërtetë.
“Villa Escudero” është në fakt një plantacion kokosi dhe kallam sheqeri prej 800 hektarësh, i cilin dodhet 10 kilometra në jug të qytetit të San Pablos. Që nga viti 1981, ky plantacion i ka hapur dyert e tij për publikun si një resort, aty mund të shijoni ushqimin madje edhe mund të flini.
Ja vlen një natë e kaluar në këtë restorant pasi ndjenja e të ngrënit në mes të ujvarës që rrjedh, është një përjetim që nuk duhet humbur. (Farije Dauti – BAKIU, TVM2)
