Maqedoni

Çmimi i bukës, Idrizi: Nuk ka shtrenjtim të produkteve tjera ushqimore

15.12.2018 15:17

Lëvizja e cmimit të bukës për 20 përqind shkaktoi reagime tek qytetarët dhe panic se mos vallë mund të ndikojë...

Lëvizja e cmimit të bukës për 20 përqind shkaktoi reagime tek qytetarët dhe panic se  mos vallë mund të ndikojë dhe në cmimin e produkteve të tjera ushqimore gjë që do të rëndonte buxhetin e familjeve me të ardhura të ulta.
 
Të dhënat  nga Banka Popullore për inflacion  eventual  që mund të lëviz në 1.7 apo 1.8 % , per produktet tjera ushqimore, Profesori universitar Qenan Idrizi thotë se për momentin nuk mund të pritet  shtrejtim i produkteve tjera  dhe se nuk ka nevoj për panik. 
 
“Banka Popullore ka targetuar inflacionin në 1,6 % I cili eventualisht mund të jetë 1,7 ose 1,8 % mirëpo momentalisht nuk kemi paralajmërime se do të ketë shtrejntime të qumështit, miellit dhe produkteve tjera të cilat janë vitale për amvisërit dhe në këtë drejtim mendoj se nuk do të ketë lëvizje dhe inflacion”, u shpreh profesori universitar Qenan Idrizi.  
 
Më tej ai thekson se vendosja e taksës nga ana e Kosovës për produktet Serbe mund të ndikojë në çmimin e bukës, mirëpo nga ana tjetër  mund të shfrytëzohet  nga ana e kompanive vendore për të rritur prodhimtarinë e tyre dhe njëkohësisht të importojë grur nga Serbia me cmim më të ulët.
 
“Faktor tjeter është se tani do të ketë shtypje nga ane e  Sërbisë që të shet grurin në Maqedoni, ajo do të ndikojë në uljen e çmimit të grurit I cili drejpërdrejtë do të ndikojë  edhe  në çmimin e bukës… Maqedonia ka mundësi që ta shfrytëzojë këtë situatë të importojë  grurë më tepër ta përpunojë ne firmat tona dhe ta shesë atë”, theksoi Idrizi.
 
Profesor Idrizi  shprehu brengosje sa i përket  shfrytëzimit të paktë të fondeve europiane, ndrkohë që për subvencionet, tha se nevojitet një definim i politikave që subvencionet të përfundojnë në duart e vërteta, tek  e bujqit dhe blegtorët. 
 
GAZMEND REXHEPI