Maqedoni
Lëvizja anti bixhoz në Tetovë: Jo lojëra fatit, tre kilometra larg vendbanimeve
15.12.2018 15:34
Lëvizja Anti Bixhoz, ka ngritur edhe një herë zërin duke kërkuar që qeveria t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre...

Lëvizja Anti Bixhoz, ka ngritur edhe një herë zërin duke kërkuar që qeveria t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre për dislokimin e lojërave të fatit nga institucionet publike dhe nga vendbanimet më së paku 3 km, dhe të njëjtat të përfshihen edhe me ligj.
Sipas tyre Tetova, është e vërshuar nga kazinotë dhe bastoret. Ata kërkojnë që të ketë debat publikë, para se të votohet ligji për lojërat e fatit, në të kundërtën nuk do të pranojnë as një ligj që është në kundërshtim më kërkesat e tyre.
“Arritëm bashkërisht që të marrim pjesë në sjelljen e ligjit, mirëpo kërkesat tona për objekte fetare si institucione, qendra e qytetit dhe distance ndërmjet objekteve ku luhet bixhoz dhe institucionet tjera publike nuk përfillet, të përkujtojmë kërkesa jonë është 3 km jashtë vendbanimeve. I bëjmë thirrje pushteti faktikisht politikës e në veçanti deputetëve të cilët janë anëtar dhe zëvendës anëtar në komisionin për Financim dhe Buxhet të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në votimin e ligjit, dhe në të njëjtën kohë ne kërkojmë debat publik dhe ju bëjmë me dije se nuk do të pranojmë as një ligj I cili është në kundërshtim me kërkesat e Lëvizjes Anti Bixhoz. Tetova është e vërshuar nga kazinotë dhe bastoret,minimum mbi 30 kazino dhe mbi 140 bastore sportive”, u shpreh Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Lëvizja Anti Bixhoz preferon shembullin e Shqipërisë, ku është sjellur ligj që ndalon lojrat e fatit.
“Në interes të gjithë popullatës ne jemi të bindur se të gjitha bastoret dhe kazinot do të dislokohen, ndoshta është edhe moment I fundit, është pakë me vonës reagimi I tyre , shembullin e kemi 1 janari I 2019-të, Shqipëria, dhe presim edhe këtu sa më shpejtë”, theksoi Abdiu.
Të dielen është paralajmëruar një protesta kundër bastoreve sportive në fsh. Përshefc komuna e Tearcës.
Ndërkohë Lëvizja Anti Bixhos , ka bërë të ditur se të premten e javës së ardhëshe në sheshin Ilira në Tetovë do të protestojë kundër kazinove dhe bastoreve.
VISAR SADIKI
