Maqedoni
Apel për ndihmë për familjen Arifi: 3 fëmijë dhe nëna e tyre, presin ndihmën tonë
15.12.2018 15:46
Bashkëshorti e braktisi gjashtë vite më pare. Atëherë Idajete Arifi ishte shtatëzënë dhe vajzën më të vogël...

Bashkëshorti e braktisi gjashtë vite më pare. Atëherë Idajete Arifi ishte shtatëzënë dhe vajzën më të vogël, e lindi pa praninë e bashkëshortit dhe me ankthin e pritjes.
Ai iku për të punuar jasht vendit dhe nuk u bë më i gjallë, duke e lënë atë me dy fëmijë të vegjël dhe të tretin në pritje.
Idaetja nuk kishte asnjë lajm për bashkëshortin për disa vite rresht, nēse ai ishte i gjallë apo I vdekur.
Pas shumë vitesh pritje plot ankth, një natë, një thirrje telefonike vrau fuqishëm ëndrrën për ribashkim, sepse një grua e cila u prezentuat si bashkëshortja e tij, I tha që të mos e priste më, bashkëshorti I saj kishte krijuar një familje tjetër me të.
“Ne nuk e kemi ditur a është i gjallë apo i vdekur, për ne kjo ka qenë shumë e rëndë. As në qiell e as në tokë. Pastaj e kuptuam që ai kishtë krijuar familje atje. U lajmërua një grua se ai ndodhet këtu dhe ka një vajzë dy vjecare. Për mua kjo ishte shumë e rëndë, më la më vajzën dy muaja para se ta lind”, u shpreh kryefamilarja Idajete Arifi.
Hixhra, vajza e vogël, nuk e njohu kurrë babain e saj. Ajo është e lidhur fort me nënën e cila e rriti me shumë sakrifica. Nënës ja kushton vjershën e saj.
“Kam një tufë më lule, nënës do t’ja çoj. Nëna që me rriti, nëna që më mësoi.Oh moj nëna ime, sa shumë që të dua, gjëja më e shtrejtë, je gjithmonë për mua”, u shpreh Hixhra Arifi.
Fatimja është vajza më e madhe, e cila sot I mbush të 14_tat . Në ditelindjen e saj, dukej ndjeshëm mungesa e babait, i cili e la atë vetëm 6 vjeçe e gjysëm. Kujtimi për babain, duket si ëndërr e turbullt, shoqëruar me pasoja.
“Sot i mbusha 14 vjec,. Dhe në ditëlindjen tënde mungon babai yt? Po unë kam qenë 6 vjec kur na ka braktisur. Dhe nuk di asgjë se ku ndodhet. Prej se u largu ne nuk kemi pasur asnjëlloj kontakti. Ai na braktisi dhe na ka lënë këtu në një dhomë të vogël, pa kushte për jetesë”, theksoi Fatime Arifi.
Për Idajeten, që e ka edhe një djalë 15 vjecarë, të cilit iu detyrua t’ia ndërpresë shkollën për shkak të gjendjes së rënde ekonomike, ngushëllimi I vetëm është besimi në Zotin, tek I Cili mbështetet, duke shpresuar se një ditë do të bëhet më mirë. Kjo nënë që vetë kujdeset për fëmijët e saj, apelon tek njerëzit humanë, që ta nxjerrin nga ky labirint jetësor.
“Shumë keq jemi, katastrof jemi. Ju lutem, kush ka mundësi me na ndihmu dicka , për hatër të fëmijëve. Dalin ftohtë është, qelet era hyn I ftohti. Krejt hapur, kudo hyn I ftohti”, u shpreh kryefamilarja Idajete Arifi.
Ata na përqafuan dhe na përshendetën më shpresën se jeta e tyre do të marrë kahje tjetër , sepse njërzit bamirës nuk do ti lënë në baltë.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
