Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Policisë: Policët të furnizohen me xhaketa dimërore; Spasovski: Angazhohemi për kushte dinjitoze për policinë

15.12.2018 16:04

Sindikata e Pavarur e Policisë ka kërkuar urgjentisht xhaketa dimërore për policët...

Sindikata e Pavarur e Policisë ka kërkuar urgjentisht xhaketa dimërore për policët, pasi sipa tyre vetëm një grup është paisur me xhaketa dimërore, ndërsa të tjerët, posedojnë xhaketa pranverore që nuk mund të përdoren në temperatura të ulëta dimrore.
 
Nga kjo Sindikatë thonë se nëse Ministria e Brendëshme nuk ua shpërndanë xhaketat e dimrit punonjësve të policisë, atëherë, nuk do ta kenë për detyrim të mbajnë uniformë sepse kjo është jashtë të gjitha standardeve dhe nuk janë në përputhje me rregulloret e Ministrisë.
 
“A është kjo xhaketë e rëndë 300 gramë e mjaftueshme për kryerjen e punë së duhur të punonjësve të policisë? Me këtë xhaketë pranverore punonjësit e policisë do të mundë të kryejnë detyrat zyrtare në këto temperatura minus 10 gradë dhe t’i përballojnë. Këto kushte janë të padurueshme për punonjësit e policisë në terren pa xhaketa dimërore. Ne kërkojmë urgjentisht që të blihen xhaketa e duhura dimërore dhe tu shpërndahen kolegëve”, u shpreh zëdhënësi i SPP, Dejan Sazdov.
 
Por Minsitri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski ka deklaruar se detyrë e udhëheqësisë së kësaj ministrie është që të bëj gjithçka që është e mundur që të sigurojë kushte dinjitoze për pjestarët e policisë.
 
“Këtë vit kemi dukshëm buxhet më të lartë për minsitrinë prandaj këtë vit do të kemi investime në njësitet speciale. Investojmë shum sidomos në tre njësitet speciale në kushtet dhe rekonstruim, por edhe në resurse njerzore”, theksoi Minsitri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski. 
 
Këto komente minsitri Spasovski i bëri në Koçani gjatë vizitës së njësitit për detyra specilae. 
 
GYLTENE SINANI