Maqedoni

VMRO/LSDM: Përplasje rreth amnestisë dhe migrimit

15.12.2018 16:25

Kanë vazhduar përplasjet në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për Amnesti për të akuzuarit në incidentet e 27 prillit në kuvend...

Kanë vazhduar përplasjet në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për Amnesti për të akuzuarit në incidentet e 27 prillit në kuvend, i cili të hënë pritet që të jetë para deputetëve.
 
Me këtë Ligj nuk do të përfshihen të gjith të akuzuarit duke përfshirë edhe Mitko Çavkov, Vlladimir Atanasov, Aleskandar Vasilevski- Ninxha dhe persona të tjerë të cilët kanë qenë organizator apo kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë në dhunën në kuvend.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së Zoran Zaev është shëndëruar në gjykatës të përgjithshëm të vendit, duke akuzuar atë se në bazë të dëshirave të tija personale kënd do ai e amneston, e kënd të dëshiron Zaev e dënon.                         
                                                        
“Gjykatat janë të kapuara, dhe për fat të keqë Zoran Zaev është gjyqtari i vetëm në vend, kë të dëshiron ai e dënon, e kë të do e falë. Kriminaliteti po metastazon në çdo sferë të jetës, po përgjohen gjykatës dhe prokuror, dhe për këtë askush nuk po mundohet të ndërmarë diqka, e as të ofron dorëheqje. Por për të gjitha këto një ditë dikush do të duhet të japë llogari për këto përgjime”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimce Arsovski.
 
Por nga LSDM mbetën të përmbajtur duke pohuar se detajet e ligjit në fjal priten të zbardhen gjatë javës së ardhshme.         
                                      
“Javën e ardhëshme pritet të kemi informacione më të detajuara, sepse tani jemi në fazën e përpunimit të disa elementeve të ligjit në fjalë, kur pritet të dalim me informacione më të detajuara”, theksoi deputeti i LSDM-së, Dime Vellkovski.
 
VMRO-DPMNE poashtu ka akuzuar Qeverinë aktuale edhe për largimin masovik të të rinjëve duke drejtuar gishtin dhe përgjegjësin drejt Qeverisë për mos pasje të planit konkret për parandalim të këtij eksodi.
 
Sipas deputetit të kësaj partie Vlladimir Gjorqev vetëm në Gjermani dhe Zvicër po shpërngulen afro 2000 persona në muaj.
 
“Jemi dëshmitarë të një eksodi të pa parë të të rinjëve të Maqedonisë. Po shpërngulen nxënës, professor, mjek, po shpërngulen vendbanime të  tërra, por edhe Komuna. Numrat flasin që vetëm  Gjermani lëshon nga 75 viza në ditë, rreth 1500 në muaj, apo rreth 20 mijë në vitë, Ambasada e Zvicrës po lëshon nga 500 deri më 700 viza në muaj, e mos të flasim për vendet tjera si Belgjika, Sllovenia, Syedia, Kanada, etj. Kjo Qeveri ka humbë shpresën e të rinjëve të këtij vendi”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorcev.   
 
Por nga LSDM kanë pohuar se kjo është një sindrom negative që po I ndodhë vendit, ku fajtor është politikat e VMRO-DPMNE-së që ka ushtruar për disa vite. 
 
“Shpërngulja në Republikën e Maqedonisë për fatë të keqë është I vetmi sindrom që po I ndodhë vendit. Nga viti 2002 kemi regjistrim të nxënësve rreth 200 e 20 mijë, ndërsa në vitin 2016 kemi pas vetëm 185 mijë nxënës fillorist, dhe kjo flet për rreth 35 mijë nxënës fillorist më pak. Kjo gjendje është e tillë që 20 vite, dhe të dhënat edhe të Bankës Botërore tregojnë se nga Maqedonia janë larguar diku rreth 500 mijë qytetarët”, theksoi Dime Vellkovski nga LSDM.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së që nga fillimi I vitit vetëm në Shtip janë larguar nga procesi arsimor 77 nxënës, Koçani 20 nxënës, por sipas tyre edhe në Komunat përreth Tetovës ka largime të shumta, dhe se sipas tyre këtu po largohen edhe shqiptarë edhe Maqedonas edhe Turq, dhe sipas tyre largimi I të rinjëve është nga 4 deri në 5 për qind vetëm për një vitë.    
 
FITIM KRYEZIU