VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasje rreth ndotjes së ajrit
LSDM dhe VMRO-DPMME janë përplasur rreth ndotjes së lartë të ajrit, pasi pikat mates kanë regjistruar ndotje të lartë në disa qytete të vendit...

Nga VMRO-DPMNE kanë vlerësuar se LSDM është në gjumë të thellë dimror dhe nuk angazhohet sa duhet për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit.
Përderisa qytetarët ngulfatën në ajër të ndotur, Qeveria LSDM nuk ndërmerr asnjë masë.
Petre Shilegov aktron sharlatanin e qytetit dhe luan lojëra, derisa zëvendës ministri I ambientit Jani Makraduli fle gjum, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM janë kundërpërgjigjur se problemi me ndotjen e ajrit vite me radhe është injoruar nga partia e atëhershme në pushtet VMRO-DPMNE.
Politikat kriminele që me dekada ka udhëhequr VMRO-DPMNE, kanë sjellur deri te shkatërrimi sistematik i hapësirave gjelbëruese dhe mjedisit jetësor, ndërsa injorimi i pasojave nga mos kujdesia për ambientin jetësor ka sjell deri tek ndotja ekstreme qe edhe tani e ndjejnë qytetarë, thonë nga LSDM.
