Maqedoni

LSDM: Për ushtrinë e Kosovës mbetet në qëndrimin e kryeminsitrit Zaev; Vmro-Dpmne: Nuk ka qëndrim për ushtrinë e Kosovës; ASH dhe BESA: Zaev të tërhiqet nga deklarata

15.12.2018 17:37

LSDM mbetet në deklaratën e kryeminsitrit Zoran Zaev rreth formimit të ushtris së Kosovës...

LSDM mbetet në deklaratën e kryeminsitrit Zoran Zaev rreth formimit të ushtris së Kosovës, i cili dje ka deklaroi se për një gjë të tillë ndoshta nuk ka qenë koha.
 
Deputeti i kësaj partie Dime Vellkovski nuk ka dashur ti shtoj asgjë deklaratës së kryemisnitrit.                           
               
“Unë nuk kam çfarë të shtoj asgjë aty. Ajo është deklarata e kryeministrit dhe nuk kam çfarë të shtoj. Nuk kam deklaratë plotësuese”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Dime Vellkovski.
 
Nga VMRO-DPMNE kanë qenë më të përmbajtur duke paralajmëruar se me qëndrim rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës do të dalin në ditën në vazhdim.   
 
“Jemi duke analizuar situatën e re, ekspertët tanë janë duke i bërë disa analiza, dhe në bazë të konkluzioneve të cilat do të dalin nga këto analiza, do ta bëjmë të qartë edhe pozicionin tone”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimce Arsovski.   
 
Por qëndrimi I LSDM-së nuk përputhet me qëndrimin e partnerëve shqiptarë të koalicionit.
 
Nga BDI, PDSH DHE Besa qeveritare e kanë përshëndetuar themelimin e ushtrisë së Kosovës.
 
Derisa Aleanca për Shqiptarët dhe Besa opozitare e kanë dënuar deklaratën e kryeministrit Zaev. 
 
“Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj. Një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Aleanca për Shqiptarët kërkon që Kryeministri Zaev sa me parë të heq deklaratën e tij”- kanë deklaruar nga  Aleanca për Shqiptarët. 
 
Ndërsa nga Lëvizja BESA e Bilall Kasamit kanë theksuar se “Deklarata e nxituar e kryeministrit Zaev kundër ushtrisë së Kosovës, sa është fyes për një shtet të lirë, po aq tingëllon si nacionalizëm i kohëve të shkuara. Lëvizja BESA kërkon nga kryeministri i vendit që të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze dhe të kërkojë falje publike, kur dihet botërisht se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së”.
 
Ndryshe kuvendi I Kosovës dje votoi me shumicë unanime transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, ndërsa vendimi pati edhe përkrahjen e SHBA-ve, Britanisë së MAdhe, Francës dhe shteteve tjera perëndimore.
 
Ndërsa zyrtarët e Kosovës thanë se Ushtria e Kosovës do të jetë një aleat I fuqishëm i NATO-s.  
 
FITIM KRYEZIU