SHKUPI

Edhe ndriçimi në Shkup nuk ndriçon njësoj në të dy anët e Vardarit (FOTO)

16.08.2014 16:02

Rrugë të papastruara nga degët e pemëve dhe drita të vendosura vetëm formalisht por që nuk ndriçojnë dhe nuk kryejnë as një funksion, kjo është gjendja aktuale e cila mund të shihet nëpër rrugët kryesore në komunën e Çairit, për të cilat duhet të përkujdeset qyteti i Shkupit.....

Edhe pse kjo lagje është vetëm 4 minuta larg qendrës, Qyteti i Shkupit nuk i mirëmban rrugët kryesore për të cilat ka kompetenca. Ekipi i TVM-2 shëtiti gjatë natës në rrugët  kryesore të komunës së Çairit.

Dritat të cilat punojnë, numrohen me gishta, por falë dyqaneve  që janë përreth rrugëve,  shoferët por edhe këmbësorët të shohin ku i vënë këmbët në orët e mbrëmjes.

“Çairçanja“,“Rruga e Plastikave“,  “Brigada e dytë  Maqedonase“, dhe “Brigda Maqedono-Kosovare“, janë më pak të ndriçuara.

Ka kohë të gjatë   që nuk janë parë  punonjësit të Qytetit të Shkupit për mirëmbajtjen e ndriçimit në komunen e Çairit, thonë disa qytetarë rasti të anketuar nga Programi në gjuhën Shqipe.  

Këmbësorët  për të  kaluar  rrugën, zakonisht hapin katër pal sy, sepse mungesa e dritave shpesh herë din  të marre edhe jetë  njerëzish, apo edhe më keq çdo kush është i rrezikuar të bëhet pre e hajnave. Si kjo grua këtu e cila, javë më parë ka mbetur pa qaforën e saj pasi  disa hajdutë e kanë vjedhur para hyrjes së një marketi.

”Ne të gjithë paguajmë për mirëmbajtje, a prishet a jo diçka këtu, asnjë gjë prej këtij shteti nuk ka për ne. Për vete rrugën e kanë çuar deri në Veles,  ndërsa këtu nuk asnjë llojë interesimi”.

“Dallim i madh është prej Vardarit deri këtu. Andej Vardarit vetëm shikoje Shkupin dhe  më pas shikoje këtu. Degët  i kanë pastruar para 2 vitesh  por tani janë rritur përseri, pale kur do të pastrohen, ndoshta në vjeshtë....”

“Ka gjithçka nëpër errësirë, për shembull,  një javë më parë duke shkuar në një market disa hajdut më vodhën  zinxhirin e floririt nga qafa dhe ikën. Është shumë e rrezikshme të lëvizesh nëpër rrugë të pandriçuara, sepse nuk e ke idenë se çfarë mund të dale prej mbrapa”

“Nuk janë të mjaftueshme këto drita, sepse nuk shihet.T’ju themë të drejtëm  për femrat këtu është pak e rrezikshme të lëvizesh”, ankohen qytetarët.

Përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit nuk deshën të pronocohen, nën arsyetimin që jemi në periudhën e pushimeve vjetore  dhe nuk ka kush të përgjigjet në këto pyetje.  Nuk arritëm të marrim përgjigje për çfarë arsyje  nuk mirmbmbahen rrugët kryesore në komunën e Çairit.

Objektivi  i TVM-2 nuk e la me kaq shëtitjen, ne vizituam dhe  regjistruam me kamerën tonë përsosmëri nëpër rrugët kryesore në  lagjet Aerodrom, Kisela Vodë, dhe Kapishtec, gjë që krahasuar me mirëmbajtjen e rrugëve kryesore në Komunën e Çairit, të detyron të mendosh se lagjet e lartpërmendura janë pjesë e ndonjë kryeqendre evropiane e jo  lagje të Shkupit.

Këto lagje  plotësojnë standardet  që nevojitet e të gjith qytetarëve, duke filluara jo vetëm ndriçimi i rrugëve por edhe  parkingje, këndet për fëmijë parqe me shadrivane dhe sinjalizim tokësor i trafikut. (Rexhep Qamili, TVM2)