Botë
Hungari: Protesta kundër ligjit të punës
15.12.2018 18:23
Protesta të dhunshme kanë ndodhur ditëve të fundit në Budapest të Hungarisë...

Protesta të dhunshme kanë ndodhur ditëve të fundit në Budapest të Hungarisë, si kundërshtim i aprovimit të një ligji të ri quajtur si ‘Ligji i Skllavërisë’.
Ligji i ri i lejon punëdhënësit që të iu kërkojnë punëtorëve të punojnë 400 orë ekstra më shumë në vit, nga 250 sa ishte deri tani.
Me këtë ligj i bie që të 8 orë ekstra për javë të punojnë disa kategori të punëtoreve. Kjo ishte propozuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe u votua nga shumica e deputetëve.
Mijëra hungarezë protestojnë nga e mërkura kundër legjislacionit të ri që rregullon rregulloret e punës dhe që do të përjashtonte qeverinë nga kontrolli i pavarur nga gjykatat.
Partia qeverisëse populiste e krahut të djathtë Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orban kaloi të dy ligjet e reja të mërkurën, mbi protestat e opozitës brenda parlamentit dhe trazirat në rrugë.
Rreth 3,000 mijë demonstrues u mblodhën para parlament dhe më pas bllokuan trafikun në një nga urat mbi Danub.
Grupet e të drejtave thonë se ligji i ri mbi gjykatat administrative mund të çojë në ndërhyrje politike në çështjet e drejtësisë.
